Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë me dije se do të fillojë fluturimet një tjetër kompani low-cost, pikërisht Flyans, e cila do të realizoje linjën direkte Tiranë-Riad me çmimet më konkurruese në treg.
Sipas AAC, Flyans e themeluar në vitin 2007, është transportuesi kombëtar saudit dhe linja kryesore ajrore me kosto të ulët në Lindjen e Mesme.
“Flynas disponon një flotë prej 30 avionësh Airbus A320, që operojnë në mbi 1100 fluturime në javë, në 17 destinacione vendase dhe 53 ndërkombëtare,” shkruhet në njoftim.
Sipas njoftimit që nga nisja e fluturimeve, kompania ka transportuar me sukses më shumë se 42 milion pasagjerë nga bazat e tyre në Riad, Jeddah, Dammam dhe Abha.