Nis inventarizimi Kombëtar i Pyjeve dhe Kullotave

299

Drejtoria e Pyjeve pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit së bashku me stafet e specialistëve të përzgjedhur nga AKZM-të, mbështetur nga Projekti i Shërbimeve Mjedisore, financuar nga Banka Botërore, po kryen Inventarin Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave (IKPK) 2018-2019.

Për më se dy javë, vazhdon puna e grupeve të terrenit për matjen dhe grumbullimin e të dhënave, në rrjetin e sipërfaqeve provë ngritur nga konsulenca Suedeze në kuadër të këtij inventari.

Gjashtë grupe, me tre inxhinierë pyjesh në përbërje të tyre, po kryejnë matjet në terren dhe po grumbullojnë të dhënat e para të inventarit të pyjeve për këtë vit.

Mbështetur në vazhdimësi nga Konsulenca Suedeze SLU & FSA (Fakulteti i Pyjeve Suedi dhe Agjencia Suedeze e Pyjeve) dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore UB, mbas trajnimeve të njëpasnjëshme të grupeve të punës dhe testimit me sukses të programit dixhital të grumbullimit të të dhënave “OPEN FORIS”, stafi tashmë është ne fillimet e punës në terren si një nga fazat më të vështira të këtij procesi të rëndësishëm.

Burimi: ATSH