Nis investimi, një bibliotekë moderne edhe për Kuçovën

77

Biblioteka e qytetit të Kuçovës do të pësojë një transformim total të ambienteve të saja, falë investimit të Programit të Zhvillimit Rajonal Shqiptar dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në këtë financim bibliotekës së Kuçovës do t’i shtohet edhe një kat tjetër, duke ofruar kështu kishte më të mira për frekuentuesit e saj.

Pёrfaqësues nga PZHRSH dhe FSHZH vizituan qytetin e vogёl tё Kucovёs, pёr tё ndjekur zhvillimet nё kuadёr tё kёtij projekti. Gjatё diskutimeve me stafin e bibliotekёs dhe bashkinë Kuçovë, doli nё pah nevoja pёr kёtё projekt dhe pёrfitimet qё ai do tё sjellё pёr komunitetin e zonёs.