Nis java e hapur, mund të vaksinohet çdo person mbi 18 vjeç

25

Ditën e sotme deri më 25 korrik, nis java e hapur për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç.

Me kartën e identitetit mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.

Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.

Në 24 orët e fundit janë kryer 7,093 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,067,135 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 465,434 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.