Nis kampionati i tetë i fluturimeve nga ajri në Gjirokastër

63

Kampionati i 8-të Kombëtar “Gjiro Open Air” nisi në Gjirokastër me pjesëmarrjen e 46 pilotëve nga Shqipëria Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Kanadaja.

Këtë vit fluturimet nga ajri po zhvillohen nga kodrat e fshatit “Asim Zenelit”, në rrethinat e Gjirokastrës. Kjo zonë, krahas kodrës së Malit të Cajupit, synon të kthehet në një poligon për këto gara në vitet e ardhshme, thotë Aleksandër Pesha, një nga organizatorët vendorë.