Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura në Qeha

41

Pas përfundimit me sukses të projektit për rehabilitimin e fshatit “Qeha” në Petrelë dhe sistemimit të rrugëve të brendshme, ka nisur ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet, deri tek Ura në Qeha.

Rruga e re u shërben jo vetëm kalimtarëve dhe automjeteve, por do të afrojë më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.

Përmirësimi i infrastrukturës edhe në zonat rurale do të krijojë valvula të reja ‘shkarkimi’, ku qytetarët mund të kalojnë fundjavën, ndërsa do të sjellë më shumë zhvillim për ekonomitë e zonës.

Rruga e re fillon në dalje të fshatit Mullet dhe takohet me rrugën që lidh fshatin Fikas-Mangull me fshatin Qeha.