Nis puna për ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave tek liqeni i Belshit

40

Ka filluar puna për fazën e tretë të projektit për ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave buzë liqenit të Belshit.

Projekti parashikon rikonstruksionin e rrugës hyrëse të qytezës, së bashku me ndërtimin e trotuarëve, ndriçimit, gjelbërimit, kanalizime të ujrave të bardha, si dhe sinjalistikën rrugore.

Gjithashtu, në këtë investim përfshihet vazhdimi i shëtitores dhe korsisë së biçikletave përreth liqenit të Belshit me një gjatësi prej 1.4 km, vende parkimi për turistët e ndryshëm, stola, ndriçim, gjelbërim me një shumëllojshmëri pemësh dhe sipërfaqe bari, dy fusha sportive futbolli/basketbolli dhe tenisi, një amfiteatër me tarraca të gjelbëruara, sheshe kreative, një karusel me ndriçim, dy mole në liqen, kënde lojrash për fëmijët, një ndërtese shërbimi dhe krijimin e dy plazheve me rërë të importuar.

Po ashtu, do të ndërtohen kanalizimet e ujërave të zeza të zonës urbane në lindje të qytetit të Belshit.