Nis puna për rehabilitimin e rrugës Kombinat-Vaqarr (FOTO)

51

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punë për rehabilitimin e rrugës Kombinat-Vaqarr.

Segmenti rrugor Kombinat-Vaqarr me gjatësi 1.7 km do të jetë me të gjitha standardet, asfaltim i rrugës, bordurë anësore dhe sinjalistikë.

“Kanë filluar punimet e rehabilitimit në segmentin rrugor Kombinat-Vaqarr me gjatësi 1.7 km. Në këtë segment rrugor parashikohet të ketë ndërhyrje: në paketën asfaltike (binder, tapet), ndërtimin e bordurave dhe kunetave, ndërtimin e KUB , ndërtimin e sinjalistikës”, sqaroi ARRSH.

Rruga Kombinat-Vaqarr do të ketë kanalizime, ndriçim, trotuare të reja si dhe pemë dekorative.

Po ashtu, në Vaqarr ka nisur puna edhe për krijimin e lagjes së re për sistemimin e banorëve të zonës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.