Nis puna për riveshjen me asfalt të rrugës nacionale Korçë-Ersekë

33

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me bashkinë Kolonjë ka nisur punën për riveshjen me asfalt të rrugës nacionale Korçë-Ersekë.

Ky investim do të lehtësojë qarkulimin e mjeteve veçanërisht gjatë sezonit turistik që do të zgjedhin Kolonjën si destinacionin e tyre.

Aktualisht makineri të rënda, janë duke punuar për riveshjen asfaltike të rrugës, e cila lidh më shumë se 20 mijë banorë të rrethit të Kolonjës me Korçën.

Investimi i vjen në ndihmë banorëve të zonës për daljen më shpejt në treg me prodhimet e tyre bujqësore si dhe rritjen e impaktit pozitiv në ekonomi përmes qarkullimit tregtar dhe turizmit.