Nis puna për zbulimin e plotë të Amfiteatrit të Durrësit

0

Nis puna për zbulimin e plotë të Amfiteatrit të Durrësit. Sondazhet po kryhen nga arkeologë të specializuar ndërsa synohet që të dalë në dritë arena dhe pjesa ku mbështetet monumenti.

“Sondazhet që ju po shikoni sapo kanë filluar dhe po kryhen për të parë shtresat të cilat  nuk kanë qenë më parë të identifikuara. Do të nxjerrim disa mostra, dhe nëpërmjet tyre specialistët duke bërë analizat do shohin shtresat për të cilat po bëhen pikërisht këto prova.

“Brenda 10 ditëve do të mbyllet ky sondazh dhe do të largohen mjetet. Do të merren mostrat, do të verifikohen në laborator për të parë se si do të jetë vazhdimësia e mëvonshme.”

Amfiteatri i Durrësit mbetet më i madhi dhe më i rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai ka vlera të veçanta arkeologjike dhe arkitekturore.

/syri.net