Nis rehabilitimi i plotë i aksit Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin

25

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur sot se në segmentin Mjedë – Pukë – Fushë-Arrëz – Fushë- Dukagjin kanë filluar punimet e rehabilitimit me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në këtë aks.

“Ka filluar rehabilitimi i plotë i aksit Vau Dejës–Fushë Arrëz–Fushë Dukagjin, duke rritur sigurinë rrugore dhe standardin”– thekson ARRSH-ja.

Sipas ARRSH-së, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e këtej aksi shoqëruar me sinjalistikë të re vertikale/horizontale vendosja e bordurave betoni, prishja e kunetave ekzistuese bërja e kunetave të reja betoni dhe mureve të reja mbajtëse.