Nis rehabilitimi i segmentit kthesa e Prezës-kthesa e Rinasit

164

Nis puna për rehabilitimin e segmentit kthesa e Prezës deri në kthesën e Rinasit.

Për këtë ARRSH dhe policia rrugore kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve. Sipas ARRSH mjetet që do udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër-Milot-Fushë Krujë, drejt Tiranës e Durrësit të devijojnë drejt Kamzës.

Ndërsa automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë- Rinas

Sipas ARRSH Dogana e Tiranës do të jetë e aksesueshme për të gjitha mjetet nga ana e Vorës.