Nis restaurimi, ura 200-vjeçare bëhet funksionale (FOTOT)

186

Përveç Urës së Nivanit në Zagori, restaurimit po i nënshtrohet edhe ura e Kordhocës në Lazarat, një monument kulture që daton prej vitit 1820.

Sipas historianëve ura është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht është e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjetëve.

Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra.