Nis rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugës Rrëshen – fshati Sheshaj

40

Në vijim të investimeve në shërbim të zhvillimit të përditshëm, atij bujqësor dhe turizmit Fondi Shqiptar i Zhvillimit po vazhdon punimet për rikonstruksionin e rrugës Rrëshen – fshati Sheshaj.

Më herët ky aks ndodhej në një gjendje tejet të amortizuar, shtresa asfaltike inekzistente duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Prej kohësh për banorët e këtij fshati ishte bërë thuajse e pamundur zhvillimi i punëve të tyre të përditshme  si bujqësia, turizmi etj. Për këtë arsye është parë mëse i domosdoshëm ndërhyrja për rikonstruksionin e kësaj rruge  që lidh qytetin Rrëshen me fshatin Sheshaj, duke krijuar një gjurmë të rrugës me parametra gjeometrike të rregullt, dhe nga ana strukturore shtresa e nënshtresa që të përballojnë trafikun që krijohet në këtë vijë kalimi.

Objekti ka një gjatësi prej 5187 ml dhe shtrihet në anën lindore të qytetit të Rrëshenit. Në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Bashkia Mirditë do të ketë një gjerësi të përgjithshme prej 5.50 m , dhe do të përbëhet nga :

– trupi i rrugës me gjerësi 5.50 m

– pjesa e asfaltuar me dy pjerrësi tërthore, 4.00 m

– bankinë me gjerësi 2×0.75 m

Rruga e projektuar ruan përgjithësisht aksin e gjurmës së rrugës egzistuese duke bërë përmirësimet e mundshme gjeometrike të rrugës.

Paketa e shtresave rrugore do të ndërtohet pasi të jenë bërë punimet e gërmim-mbushjeve të niveletës së rrugës, dhe pasi trupi i rrugës (bazamenti) të jetë cilindruar. Shtresa e parë do të shërbejë edhe si shtresë profiluese e rrugës.