Nis rikonstruksioni i shkollës “Meleq Gosnishti” në Patos

173

Shkolla “Meleq Gosnishti” në bashkinë Patos, është duke iu nënshtruar rikonstruksionit total të saj.

Projekti është rikonceptuar me më shumë klasa mësimore, një palestër të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, laboratorë për zhvillimin e praktikave mësimore, ambiente të gjelbëruara, kënde sportive si edhe mur rrethues.