Nis rikonstruksioni për rrugën Balldren-Bend

22

Rruga që kalon në qendrën e banuar të Torovicës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

E amortizuar dhe me rrezikshmëri të lartë në pjesë të veçanta të saj, ky aks ishte kthyer në pengesë serioze për komunikimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve.

Investimi do të ketë impakt për rreth 10 mijë banorë të njësive administrative Torovicë, Balldre, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakave.