Nis rindërtimi i rrugës Roskovec – Poshnje, ndihmë për banorët dhe bizneset

39

Rruga Roskovec – Poshnje, e shumëkërkuar nga banorët e zonës, po rindërtohet për ta kthyer në një segment me standarde europiane.

Kjo rrugë do të lehtësojë  jo vetëm qarkullimin, por edhe transportin e produkteve bujqësore të zonës.

Rruga e re Roskovec – Poshnje, lehtëson qarkullimin për banorët, fermerët dhe bizneset e Beratit, Roskovecit dhe Fierit.

Është një arterie e rëndësishme jo vetëm për bashkinë e Dimalit (Ura Vajgurore), por edhe lidhjen e qarkut të Beratit me jugun e Shqipërisë, me Fierin e Vlorën e më tej pasi prodhimet e kësaj zonë dalin më shpejt në treg”.

Njëkohësisht do të ndihmojë Beratin të jetë një nga pikat lidhëse nëpërmjet kësaj rruge me jugun e Shqipërisë.