Nis sezoni i qershive, disa arsye pse duhet t’i konsumoni me patjetër (PËRFITIMET)

317

Jemi ende në sezonin e qershive. Ato janë fruta të freskëta, të shëndetshme dhe të këndshme qoftë edhe për t’i parë. Ndaj rekomandohet që të konsumohen sa më shpesh gjatë kësaj periudhe. Ja cilat janë 6 arsyet përse.

Janë të pasura me antioksidantë

Qershia është një burim i fuqishëm i antioksidantëve dhe anti-inflamatore. Konsumi i qershisë ngadalëson plakjen dhe shmang sëmundjet kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin, alzheimerin, diabetin dhe obezitetin.

Ju mbron nga diabeti

Efekti anti-inflamator i qershive ndihmon në mbajtjen e trupit tuaj të shëndetshëm, por gjithashtu qershia renditet ndër frutat me indeksin më të ulët glicemik. Kjo do të thotë se nuk rrit nivelet e insulinës në gjakun tuaj, duke ju mbrojtur nga diabeti, ose duke ju ndihmuar ta menaxhoni nëse e keni këtë sëmundje.

Ndihmojnë për gjumë të shëndetshëm

Një studim zbuloi se konsumimi i qershive rrit kohën e gjumit me 24 minuta, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat.

Japin lehtësim të artritit

Disa studime kanë treguar se konsumi i qershisë është i dobishëm për personat që vuajnë nga osteoartriti. Konsumi i rregullt i qershive mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes.

Ulin nivelin e kolesterolit të keq

Hulumtimet kanë treguar se lëngu i qershisë mund të ndihmojë në uljen e sasisë së kolesterolit të keq. Kjo është shumë e rëndësishme sepse ju mbron nga sëmundjet e zemrës, duke ulur rrezikun me 2 për qind.

Zvogëlojnë dhimbjen pas stërvitjes

Qershitë ju ndihmojnë të mos ndjeni shumë dhimbje dhe gjithashtu ndihmojnë në rimëkëmbjen e muskujve.

Si të maksimizoni përfitimet shëndetësore të qershisë

Një tas me qershi të freskëta kur ato janë në sezonin e tyre do të ishte idealja. Por kjo nuk është mënyra e vetme për të përfituar nga vlerat e tyre ushqyese. Qershitë e thata dhe lëngu i qershive janë gjithashtu shumë të shëndetshme.