Nis shpërndarja e librave falas, përfitojnë 250 mijë nxënës, ja kategoritë

35

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ka nisur sot shpërndarja e librave falas për nxënësit e klasave 1-7 dhe për të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 12-të.

Skema mbështetëse e librave falas nga buxheti i shtetit prej 800 milionë lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.

Miratimi në Këshillin e Ministrave i propozimit i MASR për të mbuluar me libra falas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të u bë në 17 qershor të këtij viti.