Nis testimi i uljes së avionëve në aeroportin e Kukësit. Fluturimi i parë zyrtar pas një muaji

25

Fluturimi i parë zyrtar në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit do të jetë pas një muaji.

Testi i parë, pra fluturimi për dizenjimin e procedurës së ulje-ngritjeve të avionëve apo emergjencave, pavarësisht erës së fortë rezultoi i suksesshëm dhe përgjatë këtyre ditëve do të ketë edhe teste të tjera për të siguruar një funksionim normal deri në fazën e certifikimit. Fluturimi i parë do të kryhet pas një muaji.

Punimet kanë ecur edhe sa i përket terminalit të pasagjerëve. Janë kryer deri tani rreth 80 % e vëllimit të punimeve.

Po punohet edhe për pjesën e rrethimit të territorit, sipas parametrave të sigurisë që një aeroport ndërkombëtar duhet të ketë, sipas aneksit të 17 të ICAO-s.