Nis vaksinimi antikovid i mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë, vijnë 38 400 doza të AstraZeneca

29

Mbrëmë në Shqipëri kanë mbërritur 38 400 vaksina të AstraZeneca, ndërsa brenda prillit pritet të mbërrijnë edhe 60 mijë doza të tjera nga AstraZeneca dhe 30 mijë nga Pfizer.

Menjëherë pas mbërritjes së vaksinave, sot në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pegadogëve me vaksinën “AstraZeneca”.

Nga ana tjetër, institucionet zyrtare bënë të ditur se nga dita e hënë do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në të gjithë Shqipërinë.