Nis vaksinimi falas në të gjithë qendrat shëndetësore nga veriu në jug

22

Nga veriu në jug, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi kundër gripit falas për grupet e rrezikuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se këtë vit ka siguruar 138 mijë vaksina kundër gripit, të cilat kryhen pranë çdo qendre shëndetësore.

Vaksina do të ofrohet falas për kategoritë e rrezikuara si; për herë të parë për fëmijët 2-5 vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive, pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë, obezë, me imunodefiçiencë, etj.

Vaksinimi ndaj gripit kryhet çdo vit dhe në çdo kohë, gjatë periudhës që viruset e gripit qarkullojnë