Nis vaksinimi ndaj koronavirusit në Shqipëri, vendi mik i BE dhuroi 10 mijë dozat e para

31

Në Shqipëri ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit. Nisja e procesit vjen para kohës që është planifikuar, pasi një vend mik i BE i ka dhuruar Shqipërisë 975 dozat e para, ndërsa mijëra të tjera pritet të vijnë këto ditë, pas marrëveshjes me kompaninë Pfizer.

Fillimisht do të vaksinohen mjekët e spitaleve COVID, mjekët dhe infermierët e tjerë, të moshuarit dhe grupet e rrezikuara.

Ku bëhet vaksinimi

Vaksinimi do të bëhen në stadiumin “Air Albania”. Në të gjithë stadiumin janë 60 bokse, aktualisht janë 20 gati. Për një orë qarkullojnë gati 60 individë, ndërsa do të punohet për 8-10 orë në ditë. Pas marrjes së dozës qytetari duhet të qëndrojë rreth 30 minuta më pas largohet.

Sa doza janë siguruar

Shqipëria, deri tani, ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës antiCovid nga kompania Pfizer, përveç 10 mijë të dhuruara nga një vend i BE.

Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Aktualisht vendi ynë është në diskutime edhe me kompani të tjera. /Përgatiti PO.AL