Nisën kurset falas te TUMO për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë

32

Një super-lajm për çdo prind dhe fëmijë të pasionuar pas teknologjisë vjen këtë fillim viti.

Qendra TUMO te Piramida këtë sezon të ri tashmë do të jetë falas për çdo nxënës. Një tjetër premtim i mbajtur ky nga bashkia e Tiranës.

Do ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe për më shumë studentë që duan të jenë pjesë.

Bashkia Tiranë do vijojë të jetë përkrahësja numër një e inovacionit dhe rinisë në vend.

Qendra Tumo është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Ajo do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12 – 18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.

/ata.gov.al