Nisin fluturimet direkte Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri

28

Dje (28mars) kanë nisur e fluturimet direkte Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri.

Kompania “flydubai” do të kryejë fluturimet dy herë në javë për në Tiranë duke u bërë linja e parë ajrore me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

Vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende.

Duke parë edhe kërkesat e shumta që ka edhe nga komuniteti shqiptar për të lëvizur drejt Dubait pritet që të shtohet frekuenca e fluturimeve nga dy herë në javë në katër herë në javë në muajt e verës dhe të vjeshtës.