Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës

67

Qytetarët e Bashkisë së Tiranës do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në sajë të punës që ka nisur për rehabilitimin e rrjetit hidrik të kryeqytetit.

Ndërtimi i linjës së transmetimit, me të njëjtin standard të vendeve të Bashkimit Europian, do të përmirësojë kapacitetin e furnizimit me ujë për qytetin e Tiranës dhe zonave përreth, njëkohësisht do të shmangë abuzimet nga ndërhyrjet, si dhe do të eliminojë humbjet e volumit të ujit në linjën e transmetimit.

Nisën sot punimet për ndërtimin e një tubacioni të ri, dhe të strukturave mbështetëse, midis Liqenit të Bovillës dhe impiantit të pastrimit të ujit të pijshëm, si dhe realizimin e një by-pass-i të ri prurës në zonën e Tiranës i cili do të zëvendësojë tubacionin ekzistues, përgjatë një rruge alternative.

Këto ndërhyrje do të bëjnë të mundur rregullimin e furnizimit me ujë të qytetit të Tiranës, eliminimin e ndërprerjes së shërbimit dhe rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm nga ujërat e ndenjura, si dhe përshtatjen e sistemit të matjes së rrjedhës dhe monitorimit të presionit.