Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës “Belushi” në Astir

67

Sëfundmi, kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës “Belushi” në zonën e Astirit duke plotësuar në këtë mënyrë edhe një kërkesë të hershme të qytetarëve për rregullimin e infrastrukturës në komunitet.

Zgjidhje ka marrë edhe një nga problemet e hershme të zonës së Kasharit, furnizimi me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës dhe BERZH-i kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit për investime në Bovillë dhe linjën e furnizimit me ujë në Unazën e Re, Yzberisht dhe Kashar.

Në këtë njësi do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja, për të ulur fluksin e nxënësve në klasa, por edhe për të eliminuar mësimin me dy turne.