Nisma e një gruaje ndihmon 1300 fermerë

120

“Elian Eksport”, pika e grumbullimit të fruta-perimeve e themeluar dhe drejtuar me shumë përkushtim prej një fermereje nga Zgjana e Lushnjës, Nedrete Arapi, është bërë sot një ndër eksportueset më të mëdha të produkteve shqiptare në Europë.

Nedreti, e cila ka ngritur gjithçka vetë, investimin, tregjet, klientelën prodhimin, punon me 1300 fermerë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa në pikën e saj të grumbullimit punën ua ka besuar 40 grave të zonës.

Nedreti synon që magazinën, ku aktualisht ndodhet me qira, ta transformojë rrënjësisht, në një mjedis modern të standardeve të larta. Për të përmbushur ambicien e saj, ajo ka aplikuar për mbështetje financiare përmes programit IPARD 2.