Nismë ligjore për “fuqizimin” e bletarisë në Shqipëri

0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka bërë të ditur në rrjetet sociale, se me këtë nismë synohet t’ i jepet fund mungesës së monitorimit të bletës, shtegtimeve të tyre të pakontrolluara dhe trajtimit pa kriter të sëmundjeve të tyre, me pasoja humbje të kolonive të tëra me bletë.

Sipas saj, po punohet gjithashtu, për të nxitur proceset në nivel rajonal (në kuadëë të CEFTA-s), që së shpejti të mund të eksportohen produktet e mjaltit shqiptar në vende të rajonit, me procedurë të thjeshtuar dhe dokumentacion të unifikuar.

Duke iu referuar statistikave zyrtare, ministrja tha se, aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere.

Numri i zgjojeve (koshereve) është rritur në 402 mijë koshere, nga 239 mijë koshere që ishin në 2012 dhe po ashtu  prodhimi i mjaltit “Made in Albania” ka ardhur në rritje me rreth 2200 ton në një dekadë.

businessmag.al