Një akt fantastik solidariteti! Shqipëria dërgon 30 mjekë në Itali

47

Një akt fantastik solidariteti!

Me vendim të qeverisë shqiptare marrë një ditë më parë, 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë do të shkojnë për të asistuar në përballimin e situatës së krijuar nga Covid 19 në spitalet e Bergamos.

Ndërkohe pagesa, që për mjekët është parashikuar të jetë 3 mijë euro dhe infermierët 2500 euro, do të përballohet nga buxheti i shtetit tonë.

Në vendim thuhet se do të merren nga fondi rezervë dhe është parashikuar të jetë 11 milion lekë.