Një dekoder që shndërron mendimet në fjalë

12

Një ekip studiuesish nga Universiteti i San Franciskos ka zhvilluar një pajisje revolucionare të aftë për të kthyer aktivitetin elektrik të trurit direkt në fjalë.

Ky është një qëllim i rëndësishëm teknologjik, i cili do të lejojë miliona njerëz që kanë humbur fjalën që të komunikojnë në një mënyrë të ngjashme me atë natyrore.

Sistemi është një grup i sofistikuar hardware dhe softueri dhe është zhvilluar në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko nga Edward Chang dhe grupi i tij i bashkëpunëtorëve.

Dekoderi i trurit ndërpret sinjalet elektrike të emetuara nga truri për të komanduar gjuhën, buzët, laringun dhe të gjitha organet e dedikuara për zërin.  Përpunimi i kësaj përzierje komplekse të sinjaleve bën të mundur nxjerrjen e sekuencës së tingujve që emetimi duhet të ketë urdhëruar dhe pas kësaj krijohen fjalët dhe fjalitë. Për të kryer këtë ndërfaqe, studiuesit kërkuan pesë pacientë që duhej t’i nënshtroheshin kirurgjisë së trurit për problemet e epilepsisë.

Gjatë përgatitjes së operacionit, shkencëtarët vendosën një sërë elektrodash në tru të vullnetarëve: sensorët u vendosën në zonën e trurit të dedikuar për kontrollin e zërit. Pastaj u kërkuan pacientëve të lexonin disa qindra fjalë me zë të lartë nga libra të ndryshëm dhe regjistruan aktivitetin e trurit. Një sistem inteligjence artificiale ka analizuar këtë sasi të madhe informacioni dhe ka lejuar krijimin e softuerit që, duke filluar nga aktiviteti elektrik i trurit, është në gjendje të parashikojë fjalët e lidhura.