Një funksionalitet i ri privatësie në WhatsApp është ajo çfarë kanë pritur përdoruesit

2

WhatsApp lançoi një funksionalitet të ri quajtur “Chat Lock” që ju jep përdoresve mundësinë për të mbajtur disa biseda më private.

Përmes këtij mjeti, përdoruesit mund të kyçin çdo bisedë, duke i vendosur ato në një direktori të veçantë që mund të aksesohet vetëm për identifikimit biometrik si shenja e gishtit apo skanimi i fytyrës ose duke vendosur fjalëkalimin ekzistues.

Funksionaliteti fsheh në mënyrë automatike çdo referencë tek bisedat e kyçura në hapësirën e njoftimeve.

Kyçja e një bisede duket e lehtë. Thjeshtë klikoni mbi emrin e një bisede vetëm për vetëm ose në grup dhe zgjidhni opsionin lock. Kur dëshironi të lexoni një bisedë, vendosni fjalëkalimin dhe përfundoni një skanim biometrik.

WhatsApp thotë se është një funksionalitet shumë i dobishëm kur anëtarët e familjes ndajnë telefonët me njëri-tjetrin. Mjetet e reja gjithashtu bëjnë të mundur kyçjen e WhatsApp plotësisht pas një verifikimi biometrik.

/pcworld.al