Një grua shqiptare në Parlamentin Kroat

276

Në afërsi të qytetit bregdetar Rijeka, dy orë nga kryeqyteti kroat është Crikvenica dhe Sellca. Përgjatë tërë Adriatikut kroat, shqiptarët kanë ardhur 50 vite më parë nga vende të ndryshme.

Me zanate dhe dyqane janë marrë prej kohësh. Tani, shumica janë të pasur, pasi zhvillimi turistik i Kroacisë i ka gjetur ata me shumë dyqane nëpër qendrat bregdetare. Kanë disa shoqata, shkolla e gjimnaze.

Ermina Lekaj Përlaskaj është deputetja e parë shqiptare në përbërjen e re të Parlamentit të Zagrebit. Ajo ka dy vendlindje, Sellcën dhe Prizrenin në Kosovë.

Ajo thotë se shqiptarët, kësaj radhe mund ta përdorin forcën e tyre zyrtare për të mos harruar gjurmët, por edhe për të gjetur lidhjet e tyre mes dy atdheve që kanë.

Shqiptarët e rinj nuk bëjnë më punë shërbyese, por shumë prej tyre shkojnë në shkollë. Ata janë tashmë në të gjitha profesionet dhe thonë se janë autoktonë. Ngelen shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Burimi: Top Channel