16-vjeçari shqiptar Oliger Deva mori pjesë në Konkursin e 35-të të Futbollit “Baiduibei”, që zhvillohet çdo verë në kryeqytetin e Kinës, Pekin.
Në ditën e parë të konkursit Oligeri shënoi gol nga goditja e lirë.
Kur ishte 6 vjeç, Oligeri shkoi në Pekin me prindërit të cilët janë staf teknik në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin.
Ai studion në një shkollë ndërkombëtare në distriktin Shunyi të Pekinit dhe iu bashkua ekipit të futbollit të shkollës për të vazhduar ëndrrën e tij.