Një kopësht i ri në Tiranë, hapësirë moderne për 220 fëmijë në Njësinë 7

30

Me një hapësirë 1200 metra katrorë, “Kei” është kopshti dhe çerdhja më e re e Tiranës në Njësinë 7, që do presë këtë shtator 220 fëmijë me kushte shumë të mira, mjedise rekreative dhe staf të përkujdesit shëndetësor e social.

Në këtë kopsht ka ashensorë për fëmijët me aftësi të veçanta, psikologë, sallë infermiere, si edhe një hapësirë private të takimit me prindër, ku ata mund të informohen privatisht mbi progresin e fëmijës.