Nga të gjithë studentët më brilantë në botë, vetëm 0.7 përqind prej tyre arrijnë të përfitojnë bursën “Rhodes”, e cila akordohet që prej vitit 1902 për studime pasuniversitare në universitetin e Oxfordit.
E ndër këta gjini dhe studentë brilantë është fitues për vitin 2022 edhe Uljad Berdica djali i dy qytetarëve shkodranë, juristë në profesion.
Djali fitues i olimpiadave të dikurshme të matematikës në Shqipëri, studenti i rezultateve të shkëlqyera në Universitetin në New York, USA, sot doktorant në Oxford University, dhe shkenctari i së nesërmes.