Një ekip i vogël shkencëtarësh izraelitë mendojnë se mund të kenë gjetur kurën e parë të plotë për shërimin e kancerit. Ata thonë se kjo kurë e quajtur MuTaTo do të ofrohet brenda vitit të ardhshëm. Sipas shkencëtarëve kura e kancerit do të jetë efektive prej ditës së parë, do të zgjasë disa javë dhe do të ketë efekte anësore minimale, si dhe do të kushtojë më pak se çdo kurë që është aktualisht në treg.
Duket fantastike, sidomos duke pasur parasysh se rreth 18.1 milionë raste të reja të kancerit diagnostikohen në mbarë botën çdo vit. E për më tepër që një në gjashtë vdekje ndodh për shkak të kancerit, duke e bërë atë shkakun e dytë kryesor të vdekjes.
Siç raportohet nga The Jerusalem Post, kompania e cila do të merret me trajtimin është Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd. (AEBi), e cila u themelua rreth 20 vite më parë.
Sipas tyre MuTaTo, do të jetë pak a shumë si një antibiotik i shkallës më të lartë, për kancerin.
Për të filluar punën e tyre kërkimore, shkencëtarët thanë se se ata fillimisht identifikuan pse kurat dhe trajtimet e tjera kundër kancerit nuk funksionojnë. MuTaTo, sipas tyre, po përdor një kombinim të peptideve për çdo qelizë kanceri në të njëjtën kohë, shoqëruar me një toksinë të fortë që do të vriste qelizat e kancerit dhe do t’i sulmonte nga disa kënde njëkohësisht. Ata insistojnë në përdorimin e të paktën tre peptideve në të njëjtën strukturë të kombinuar me një toksinë të fortë.
Shkencëtarët izraelitë mendojnë se zbulimi që ata kanë bërë mund të zvogëlojë gjithashtu efektet anësore të trajtimit të kancerit, të cilat rrjedhin nga trajtimet e kurave që ndërveprojnë me objektivat e gabuara ose shtesë, ose me objektivat e sakta, por në qelizat jo kanceroze.
Trajtimi i kancerit MuTaTo sipas tyre do të personalizohet. Çdo pacient do të sigurojë një pjesë të biopsisë së tij në laborator, e cila pastaj do të analizohet për të ditur se cilat receptorë janë tepër të ekspozuar. Pas kësaj individi do të kurohet nga kokteji i molekulave i nevojshëm për të kuruar sëmundjen e tij. Megjithatë, ndryshe nga rasti i AIDS-it, ku pacientët duhet të marrin kurë gjatë gjithë jetës së tyre, në rastin e MuTaTo, qelizat do të vriten dhe pacienti mund të ndalojë trajtimin pas vetëm pak javësh.
Ata thanë se deri më tani, kompania ka përfunduar eksperimentin e tyre në kavie dhe kura arriti të frenojë rritjen e qelizave kancerogjene dhe nuk kishte asnjë efekt në qelizat e shëndetshme të minjve.
“Rezultatet tona janë të qëndrueshme.” thane shkencëtarët.