Një lajm i mirë për makinat elektrike

43

Deri në vitin 2027, automjetet elektrike do të jenë më të lira në Europë sesa ato me një motor tradicional me benzinë ​​ose naftë.

Rezultati, përfundimisht i papritur në një kohë kaq të shkurtër, përmbahet në një raport të thelluar të hartuar nga Bloomberg, sipas të cilit deri në vitin 2035 makinat elektrike dhe furgonët do të shiten pothuajse ekskluzivisht në BE.

Ulja e kostos së baterive dhe legjislacioni më i rreptë i BE-së për emetimet e CO2, sipas studimit, së bashku me një rritje të fuqishme të sistemeve të rimbushjes, do të jenë dy faktorët përcaktues që ky projekt të materializohet.

Raporti i Bloomberg, i porositur nga Federata Europiane e Transportit dhe Mjedisit, thekson se që në vitin 2025 segmenti i automjeteve të lehta tregtare do të jetë segmenti i parë që do të bëhet më i lirë për t’u blerë në versionin e baterisë sesa në versionin e motorit me djegie.