Një mikropompë shpëton jetën pas një ataku në zemër

10

Pompa artificiale më e vogël në botë e zemrës është alternativa më e mirë e trajtimit, sipas ekspertëve, për pacientët me infarkt akut të miokardit të komplikuar nga shoku kardiogjen, i cili ndodh kur zemra papritmas ndalon së pompuari gjakun.

Kështu ai e gjen veten pa “karburant”, me presionin e gjakut që i bie dhe veshkat dhe truri nuk punojnë.

Një situatë që vë në rrezik jetë dhe duhet trajtuar shpejt duke përdorur ilaçe, por edhe teknologjinë.

Efektiviteti i pompës së rrjedhës mikroaksiale (Impella CP) është theksuar nga studimi danez DanGer Shock, i botuar në New England Journal of Medicine dhe i prezantuar me rastin e kongresit të 75-të të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë në Atlanta (SHBA).

“Schock-u kardiogjen, pas një infarkti akut të miokardit, është një gjendje e perfuzionit joadekuat të zemrës për shkak të nekrozës së qelizave muskulore të përfshira në tkurrjen e organit’’, pohon Pasquale Perrone Filardi, President i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë të Universitetit Federico II të Napolit.

Ai prek 5 deri në 10% të pacientëve me infarkt akut të miokardit dhe më shumë se gjysma e këtyre pacientëve vdesin gjatë shtrimit në spital”, shton ai.

Deri më tani, studimet e mëparshme nuk kishin nxjerrë në pah një përfitim, për sa i përket mbijetesës, nga përdorimi i një pajisjeje mbështetëse mekanike me një pompë të veçantë që merr gjak të oksigjenuar nga barkushe dhe e shtyn atë në aortë.

Studimi danez përfshiu gjithsej 355 pacientë: pompa e rrjedhës mikroaksiale u përdor në 179 dhe terapi standarde në 176.

Vdekja nga çdo shkak ka ndodhur në 82 nga 179 pacientë (45.8%) në grupin e pompës së rrjedhës mikroaksiale dhe në 103 nga 176 pacientë (58.5%) në grupin e terapisë standarde.

/ata.gov.al