‘Një minispital që shkon te pacienti’, Shqipërisë i shtohen 36 autoambulanca të reja

37

Urgjencës Kombëtare i janë shtuar 36 autoambulanca të reja, duke krijuar siguri për pacientët që mund të kenë nevojë për ndihmë shëndetësore.

Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore.

Ky është një investim i qeverisë shqiptare, ndërsa vetëm në këto dy vite kemi 80 autoambulanca të reja”. Flota jonë ekzekutive në terren kalon numrin e 150 autoambulancave me kushte optimale.

Këto autoambulanca do të shkojnë në çdo cep të Shqipërisë dhe do të shpërndahen në spitalet rajonale.

Këto 36 autoambulanca do t’i dedikohen menaxhimit të pandemisë dhe do të ofrojnë shërbim cilësor për pacientët dhe lehtësi për çfarëdo lloj skenari që mund të paraqitet në raport me COVID.

Te këto autoambulanca janë 4400 litra oksigjen, ndërsa janë të pajisura me setin e trajtimit të pjesës kardiake, setin e traumës etj. Është një minispital që shkon te pacienti.