Një natë për të mos u humbur, kinematografia e viteve ’90 vjen me filmat e animuar

165

Flaka magjike e animacionit në kinematografinë shqiptare ishte veçanërisht e ndritshme gjatë viteve ’90, ndaj Arkivi Filmit i dedikon një mbrëmje shumë të veçantë kontributit të jashtëzakonshëm të regjisorëve të filmave të animuar.

Në bashkëpunimin me Tulla Nouvelle AQSHF organizon sot një natë për mos tu humbur, nën yje, në tarracën e Pallatit të Kulturës me përzgjedhjen e dytë me filma të animuar të viteve 1990.

Në këtë program të dytë të filmit të animuar, do shfaqjen disa filma të tjerë imagjinativë nga artistë të talentuar si Gezim Qendro, Boris Ikonomi, Rikarda Nova, Stefan Taci, Artur Dauti, Shaqir Veseli, Artan Maku dhe Albert Malltezi.