Një ndër romanet më të bukura në botë vjen si serial televiziv

79

Rrjeti global televiziv i internetit ”Netflix” njoftoi sot se do të përshtasë librin e vitit 1967 në një serial në gjuhën spanjolle, ndërsa xhirimet do të bëhen kryesisht në Kolumbi.

‘’Netflix’’ ka fituar të drejtat për romanin “Njëqind vjet vetmi” të Gabriel Garcia Marquez një nga romanet më të famshme të shekullit XX.

Djemtë e Garcia Marquez, Rodrigo Garcia dhe Gonzalo Garcia Barcha do të punojnë për këtë projekt si producentë ekzekutivë.

“Njëqind vjet vetmi” është shitur në 47 milionë kopje dhe përkthyer në 46 gjuhë