”Ti je heroi im”: Nisma për të ndihmuar fëmijët e policëve

176

Mbi 200 fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit vuajnë nga sëmundje të rënda. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për këtë arsye lançoi pasditen e së martës një nismë sensibilizuese për të ndihmuar këta fëmijë.

Me anë të një këngë të bërë posaçërisht, për t’u bërë heroi i këtyre fëmijëve duke i ndihmuar që trajtimi për ta të jetë sa më i lehtë, ministri i Brendshëm i ftoi të gjithë të bëjnë donacione për këta fëmijë.

Për të ndihmuar këta fëmijë duhet të dërgoni SMS me tekst “Ti je heroi im” në numrin 50100.