Një përzierje zëvendëson gjakun e sëmurë me gjak të shëndetshëm

5

Është e mundur të fshihet plotësisht gjaku i një personi që vuan nga leuçemia duke e zëvendësuar njëkohësisht me atë të dhuruar nga një person i shëndetshëm me një proces të ngjashëm me atë të një DJ, i cili bën që kënga e parë të zbehet duke e ngritur gjithnjë e më shumë vëllimin e së dytës.

E publikuar në revistën ”Nature”, teknika eksperimentale u zbatua në kërkimin e udhëhequr nga Universiteti zviceran i Bazelit dhe dha rezultate të mira në testet në minj dhe qeliza njerëzore.

Teknika përdor antitrupa të specializuar në njohjen e qelizave tumorale, të lidhura me një ilaç që mund t’i vrasë ato në mënyrë selektive, pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Rezultatet e publikuara janë shumë premtuese dhe hapin opsione të reja terapeutike jo vetëm për ata të prekur nga leuçemia, por gjithashtu, për shembull, për të korrigjuar defekte serioze gjenetike ose për të dhënë rezistencë ndaj viruseve specifike si HIV.

Studiuesit e koordinuar nga Lukas Jeker kanë ndërtuar antitrupa të aftë për të njohur një strukturë të veçantë sipërfaqësore të pranishme në të gjitha qelizat e gjakut, të shëndetshme dhe të sëmura, por jo në qelizat e tjera të trupit.

Për të parandaluar mundësinë që të njëjtat antitrupa të vrasin edhe qelizat e reja, këto të fundit janë modifikuar për t’i ‘mbrojtur’ dhe për t’i mbrojtur nga sulmi i tyre.

/ata.gov.al