Një rrugë e dy punë! Prodhohet makina që ‘ecën’ edhe në…ujë (FOTOT)

29

Një rrugë e dy punë themi ne shqiptarët. Në Egjipt është prodhuar një makinë me të cilën mund të lëvizësh edhe në ujë.

Makina u dizenjua dhe vu në punë nga 3 bashkëpunëtorë egjiptianë dhe nga sot është zyrtarisht në shitje.

Makina është prodhuar në fabrikat në Egjipt, me të gjitha materialet vendase, ndërsa motori i tyre është prodhuar në Japoni.

Vlera? Ato janë në shitje me çmim nga 19 mijë – 44 mijë e 800 dollarë.

Deri më tani, janë prodhuar gjithsej 12 makina të këtij lloji, në ngjyra të ndryshme.