Një shkrim që nuk duhet humbur/ Paradoksi i kohës sonë dhe nevoja për ndryshim

192

Nga George Carlin

Paradoksi i epokës sonë është se ne kemi ndërtesa më të larta, por durim më të shkurtër, rrugë më të gjëra, por këndvështrime më të ngushta. Ne shpenzojmë më shumë, por kemi më pak; ne blejmë më shumë, por shijojmë më pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha dhe familje më të vogla, më shumë lehtësira, por më pak kohë. Kemi më shumë grada shkencore, por më pak sens, më shumë dije, por më pak gjykim, më shumë ekspertë, por akoma më shumë probleme, më shumë ilaçe, por më pak shëndet.

Ne pimë shumë, tymosim shumë, shpenzojmë shumë, qeshim shumë pak, ngasim makinën shumë shpejt, nevrikosemi shumë, biem për gjumë shumë vonë, zgjohemi shumë të lodhur, lexojmë shumë pak, shohim tv shumë dhe i falemi Zotit shumë rrallë. Kemi shumëfishuar të mirat materiale, por kemi pakësuar vlerat tona. Ne flasim shumë, dashurojmë shumë rrallë dhe urrejmë shumë shpesh.

Kemi mësuar si të ndërtojmë jetesën, por jo jetën. I kemi shtuar vite jetës sonë, por jo jetë viteve. Kemi shkuar dhe ardhur në Hënë, por e kemi shumë të vështirë të kryqëzojmë rrugën për të përshëndetur një fqinj të ri. Ne kemi pushtuar hapësirën kozmike, por jo hapësirën brenda nesh.

Kemi bërë gjëra më të mëdha, por jo gjëra më të mira. Kemi pastruar ajrin, por kemi ndotur shpirtin. Kemi mundur atomin, por jo paragjykimet tona.

Ne shkruajmë më shumë, por lexojmë më pak. Planifikojmë më shumë, por realizojmë më pak.

Kemi mësuar të nxitojmë, por jot ë presim. Ne ndërtojmë më shumë kompjutera për të future më shumë informacion, për të prodhuar më shuë kopje se kurrë , por ne komunikojmë gjithnjë e më pak.

Jemi në epokën e fast food-it dhe të tretjes së ngadaltë, njerëz trupmëdhenj me karaktere të vegjël, fitime të shpejta dhe marrëdhënie të cekëta. Jemi në epokën e të ardhurave dyfishe, por kemi më shumë divorce, shtëpi më të bukura, por familje të thyera.

Jemi në epokën e udhëtimeve të shpejta, të bebelinave, të flakjes përtej të moralit, të one night stand-it, të trupave mbipeshë dhe tabletave që na sigurojnë me ëndje qetësinë apo vrasjen.

Jemi në epokën kur ka shumë gjëra në vitrinë dhe asgjë në magazinë.
Epoka kur teknologjia ka zëvëndësuar postierin, e ju me një klik e pranoni, e ndani apo e anulloni letrën.

Mos harroni t’u kushtoni pak kohë njerëzve tuaj të dashur se ata nuk do jenë gjithnjë pranë jush. Mos harro t’i thuash një fjalë të ngrohtë atij njeriut të vogël që të admiron, sepse shpejt ai do të rritet dhe do të të lërë në hije.

Mos harro t’i japësh një përqafim atij që ke në krah, sepse ai është i vetmi thesar që ti mund të japësh me gjithë zemër pa shpenzuar as edhe një qindarkë. Mos harro jo vetëm t’i thuash “të dua” partnerit dhe të dashurve të tu, por edhe ta ndjesh vërtet kur e thua. Një puthje dhe përqafim mund të shërrojnë një plagë kur dalin nga thellësia e shpirtit tënd.

Mos harro të mbash në duart e tua duart e njeriut tënd të dashur, dhe të gëzosh çastin se se dikur ai mund të mos jetë më aty pranë.

Gjej kohë për të dashuruar, kohë për të folur dhe kohë për mendimet më të sakta të mëndjes tënde