Një shqiptar zgjidhet në krye të Forumit të Arkitektëve të Ballkanit

8

Presidenti më i ri i Forumit të Arkitektëve të Ballkanit është një shqiptar.

Arkitekti Indrit Hamiti është tashmë bashkëpresident i organizatës, që përfaqëson arkitektët e Ballkanit.

Ai u zgjodh nga votat e asamblesë, të krijuar nga përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor.

Kjo është organizata e vetme rajonale e këtij rangu, nën patronazhin e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve, e njohur gjithashtu nga UNESCO.