Një shqiptare drejt parlamentit të Zvicrës, njihuni me Afërdita Bogiqin

31

Shqiptarja Afërdita Bogiqi është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, të cilët garojnë për Parlamentin Zviceran më 20 tetor.

Prej disa vitesh, ajo është e angazhuar në shoqata dhe komisione të ndryshme të nivelit kantonal dhe lokal.

Më 20 tetor në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku votuesit do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në Parlament dhe në Senat.

Materiali zgjedhore kanë arritur dhe që tani mund të votohet përmes postës.

Shqiptarët në Zvicër, rreth njëqind mijë me pasaportë zvicerane, nuk mund të rrinë indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, një pjesë e tyre kanë zgjedhur t’i futen politikës për të qenë pjesë aktive e vendim-marrjes politike në këtë vend. Jo të paktë, janë ata që sot janë këshilltarë komunalë dhe deputetë në nivel parlamenti kantonal. Por, deri më sot, askush nuk ka arritur të zgjidhet në parlamentin federal.