Një talent shqiptar në Rumani, regjisorja Enxhi Rista fiton çmimin e rëndësishëm

19

Enxhi Rista është një tjetër talent shqiptar në Rumani. Regjisorja e re, me filmin “El iubeste ochi mei” (Ai dashuron sytë e mi), rrëmbeu mbrëmjen e djeshme trofeun për filmin dokumentar me metrazh të shkurtër më të mirë në Galanë e Çmimeve “Gopo”.

Çmimet “Gopo” përfaqësojnë një event prestigjioz të përvitshëm, përmes të cilit shpërblehen realizimet më të rëndësishme të kinematografisë rumune të vitit paraardhës dhe promovohen vlerat e vërteta të kësaj fushe.

Përgëzime dhe suksese të mëtejshme Enxhi! Shumë krenar për ty!