Të rinjtë e kryeqytetit, studentët, por edhe çdo i apasionuar pas librit, ka një strehë të re për t’iu përkushtuar leximit, studimit apo aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Bashkia e Tiranës ka rindërtuar bibliotekën e Njësisë Administrative 8, duke e kthyer atë në një mjedis modern dhe të përshtatshëm për çdo lexues.
Biblioteka Nr. 5, iu ofrun miqve të librit hapësira më dinjitoze, si një mënyrë për t’i dhënë kulturës dhe leximit një vëmendje më të madhe, por edhe për të tërhequr të rinjtë.